DYLON

Kastrati: Komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren për të ndihmuar qytetarët e bizneset që kanë pësuar dëme

Kastrati: Komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren për të ndihmuar qytetarët e bizneset që kanë pësuar dëme
Avatar photo Redaksia

Komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren te qytetarët dhe bizneset që janë prekur nga vërshimet.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se pas vërshimeve të fundit që ndodhën, komisioni për vlerësimin e dëmeve është në terren për të ndihmuar qytetarët e bizneset që kanë pësuar dëme.

I pari i komunës ka thënë se pas vlerësimit të dëmeve do të bëhet raporti i cili do të përcjellet në Qeverinë e Kosovës për kompensim.

EkoHigjiena

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve, është në terren gjatë gjithë kohës tek qytetarët e bizneset që janë prekur nga vërshimet. Pasi të përfundojë vlerësimi dhe të bëhet raporti me të gjitha detajet, do ta përcjellim në Qeverinë e Kosovës, meqënse ne si komunë nuk kemi fond të veçantë për kompensim nga fatkeqësitë natyrore. Vazhdojmë me punë”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.