Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligën së Kosovës në futboll, e ku njëra ndër to u luajt edhe në Gjilan, SC Gjilani e Llapi barazuan (2:2).
Pra, që të dy skuadrat shënuan nga dy herë. Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 4-të, me golin e Dabiqajt. Llapi barazoi përmes Augusto-s, në minutën e 17-të.
Gjilanasit rikthyen rezultatin në minutën e 61-të, me golin e Kelmendit, por llapjanët barazuan në minutat e fundit të ndeshjes përmes Riverës dhe rezultati 2 me 2, ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Gjilani tani ka 40 pikë dhe vazhdon akoma ta mbajë pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit.
Përndryshe në dy ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.
Ferizaj – Ballkani 0:0
Trepça ;89 – Dukagjini 2:1.
Në javën e radhës, dy skuadrat gjilanase kanë duele të rëndësishme.
Drita pret Drenicën e Gjilani udhëton për t’u ballafaquar me Ballkanin. /2LONLINE/