Skuadra e futbollit Gjilani ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në ballafaqim me skuadrën e Arbërisë, në ndeshjen e fundit të javës së 5-të në Superligë.
Futbollistët e skuadre kuq e bardh të Gjilanit të drejtuar nga Gentian Mezani kanë shënuar fitore në duel me Arbërinë, me rezultat 3:1.
Ishte skuadra e Arbërisë e cila kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Dior Zabërgjës, por gjilanasit rikthyen rezultatin, fillimisht Gramoz Kurtaj, shënoi për të barazuar shifrat në minutën e 43-të, pastaj në pjesën e dytë Gjilani shënoi edhe dy herë, nëpërmjet Edison Kqikut në minutën e 60-të dhe Darko Nikaç në minutën e 81-të.
Gjilani nga pesë xhiro ka të grumbulluar 8 pikë që aktualisht e rendisin në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit. /2LONLINE.com/