Qindra njerëz po solidarizohen me Shqipërinë për tërmetin që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Edhe gjilanasit po tregojnë shpirtin human në përkrahje të kombit të tyre, duke grumbulluar gjëra ushqimore, higjienike, veshmbathje dhe të tjera, transmeton 2LONLINE.com
Shumë qytetarë nga Gjilani i janë bashkangjitur nismës së tifozerisë “Intelektualet” të KF Drites, teksa kanë dorëzuar shumë ndihma në qendër të qytetit, pranë Teatrit të Gjilanit.
Ata bëjnë thirrje per te kontribuar dhe se këtu do të qendrojne deri në ora 20:00. Pas orës 20:00 do të mobilizohemi që të bëhet transporti i dërgesave të mbledhura nga Gjilani për në Shqipëri.
Shqipëria është goditur nga një fatkeqësi natyrore, derisa disa persona kanë humbur jetën, qindra janë të lënduar dhe ka shumë dëme materiale.
Shqipëria është goditur javë më parë edhe nga disa tërmetet të tjera, por jo në shkallën prej 6.4, që la pas vetës shumë pasoja.