Sipas drejtueseve të Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Gjilanit, zjarri ka përfshirë edhe sot hektarë të shumtë me male, kryesisht ndërmjet fshatit Capar dhe Bukovik në drejtim të Pogragjës.
Sami Spahiu, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, tha për 2LONLINE.com se ka qenë në terren së bashku me zjarrfikësit të angazhuar për t’i shuar zjarret. Ai tha se edhe dje edhe sot ka pas zjarre nga të cilat janë djegur pyje.
Sipas tij, edhe mbrëmë ishin ndezur zjarre në pesë vatra dhe tani edhe sot duke bërë që të kemi me dhjetëra hektarë male të djegura si në: Gadish, Bresalc, Pogragjë, Përlepnicë, Capar.
Spahiu, në njërën anë ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm të mos shkaktojnë zjarre, derisa në anën tjetër ka kërkuar nga organet përkatëse që të merren me rastet dhe nëse ato janë shkaktuar nga papërgjegjësia e njerëzve, qoftë me vetëdije, qoftë pa të, të tillët të marrin përgjigjen e merituar, sepse nga këto zjarre janë shkatërruar pyjet, dëmtuar gjallesat, janë dëmtuar pronat, është bërë ndotje e ambientit dhe shkatërrim të ekosistemit natyrorë, për një sjelljeje prej përtaci në spastrimin e hamulloreve apo edhe të ndonjë shkaku tjetër, nga faktori njeri.
“Edhe një herë, bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesemi sa më shumë për natyrën dhe ambientin ku jetojmë, dhe t’i lajmëroni me kohë zjarret dhe dëmtuesit e natyrës në numrat emergjent: zjarrfikësit 193 dhe emergjenca 112”, ka thënë drejtori Spahiu.
https://www.facebook.com/portali.2lonline/videos/511951762827319/
https://www.facebook.com/portali.2lonline/videos/909737139449101/