/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku një qytetar ka pësuar lëndime trupore, pasi gjatë një përleshje është goditur me thikë në krah nga i dyshuari (i mitur).
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
Fotoilustrim