DYLON

Deputetëve t’u paguhet edhe koha e kaluar në gjumë!

Deputetëve  t’u paguhet edhe koha e kaluar në gjumë!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Nexhat BUZUKU

Mësimdhënësit nuk duhet të rangohen në koeficientin e fundit të pagave! Mësimdhënësit duhet të jenë në koeficientin 9 ose 10, që të ketë vërtet arsimim cilësor. Pse të ketë deputeti pagë më të lartë se mësimdhënësi?! Nëse kjo ndodh këtu merr fund sistemi, edhe ashtu i lodhur, arsimor!

EkoHigjiena

1.
Deputetët e Kuvendit të “popullit” marrin pagë 1500 euro në muaj, e me shtesa 2000 euro në muaj.
Një pensionist i moshës merr 80 euro në muaj.
Pensionistët kontribut pagues marrin prej 140 deri në 240 euro në muaj.
Merreni model presidentin e posazgjedhur të Amerikës, Donald Trump, i cili hoqi dorë nga paga e tij vjetore prej 400 mijë dollarësh, dhe paranoi vetëm 1 dollar pagë!
Duhet të vendosim një drejtësi në barazinë sociale, që dallimet në paga të mos jenë 5 me 1, e 10 me 1, sepse kështu po rrënohet e tashmja dhe e ardhmja sociale e shumicës së popullsisë

2.
Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet se përveç të drejtës së kompensimit material në të ardhura mujore, deputetët kanë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit me detyrë zyrtare, pastaj të ardhura shtesë për pjesëmarrje në seancat dhe komisionet e Kuvendit, mbulimin e shpenzimeve për telefona dhe derivate të naftës dhe për punën në trupa të tjerë jashtë veprimtarisë së rregullt.
Meqë, deputetët paskan gjithë këto benefite, atëherë t’u paguhet edhe koha e kaluar në gjumë!

3.
“Paga mesatare vjetore e deputetëve është rreth 23 mijë euro, që është një pagë dukshëm më e lartë sesa paga mesatare në Kosovë, e cila është 360 euro”.
Projektligji për pagat i miratuar nga Qeveria do të shkojë në Parlament. A do të votojnë deputetët këtë Projektligj që favorizon kastën politike dhe ata, pra deputetët, ndërsa lë krejt në fund ata që merren me edukimin dhe arsimin e këtij vendi – mësimdhënësit; ata që mbrojnë rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve të këtij vendi – Policisë së Kosovës…
Nëse e bëni këtë, vendi do të kthehet në një vend të analfabetizmit total!
Prandaj, duhet të reflektoni para se të votoni në Kuvend këtë Projektligj.

4.
Nëse mendoni se pagat e mësimdhënësve janë të larta apo të mjaftueshme, e keni gabim! E dini që mësimdhënësi një pjesë të parave të pagës duhet t’i shpenzojë për etikën e veshjes, pra veshmbathja e jo të dal para nxënësve e prindërve të tyre si palaço! E dini se mësimdhënësit kanë familje, se kanë edhe ata fëmijë e duhet t’i shkollojnë, etj.

Ju mund të thoni po testi PISA?!

Çfarë mendoni? Një vend i dalë nga lufta dhe depresioni, një vend ku institucionet e tij janë zaptuar prej vitesh nga tutkunët, injorantët, arrogantët, improvizuesit…, ku njerëzit që kanë cilësi dhe e duan punën janë ngulfatur nga ambiente të kontaminuara analfabetësh me diploma…
Nuk mund ta mohoni kurrë, edhe sikur të jeni krejt të kallaitur me fjalamani e zhargone për demokracinë, maksimën universale të teoreticientit, filozofit e apostullit të sociologjisë, Karl Marksit: “Baza ekonomike përcakton superstrukturën ideore, juridike – politike e të gjithë shoqërisë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.