/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, një femër K-Shqiptare është dërguar për trajtim mjekësor me një plagë në qafë. Pas intervistimit të familjarëve dhe kontrollit të shtëpisë së viktimës janë vërejtur gjurmë gjaku dhe është gjetur një thikë me të cilën dyshohet të jetë shkaktuar plaga. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është stabile. /2L ONLINE/
fotoilustruese