Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan një person është vetëplagosur në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri.
“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora”, thuhet në raportin e policisë.
Ja njoftim i plotë
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjilan 01.01.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/