Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë së Gjilan sot kanë marr pjesë në takimin e Grupit të sigurisë të sapoformuar të nxënësve të shkollës së mesme Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Ky grup i sigurisë për nxënës ka prezantuar një hulumtim për çështjen e sigurisë në shkolla të cilin e kishin realizuar me nxënësit e kësaj shkolle dhe se në mënyrë të përgjithshme vërehet se niveli i sigurisë është vlerësuar i kënaqshëm.
Nga njësia për komunitet e policisë, ju është dhëne mbështetje dhe bashkëpunim e plotë në realizimin e qëllimeve të këtij grupi të formuar për ngritjen e sigurisë në shkolla e që është edhe njeri ndër objektivat që policia në vazhdimësi e ka për qëllim të realizojë. /2LONLINE/