DYLON

Aplikojnë 6 kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Aplikojnë 6 kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit
Avatar photo Redaksia

 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se sot ka përfunduar afati 15 ditorë për aplikim të prokurorëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afat ky, i përcaktuar me Konkursin e shpallur më 17 janar 2022.

Të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar 6 prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkursin e lartcekur.

EkoHigjiena

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:

  1. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;
  2. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  3. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
  4. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  5. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
  6. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

(Renditja e prokurorëve kandidatë është bërë me renditje alfabetike)

Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që përcjellin aktivitetet e sistemit prokurorial për të monitoruar procesin, ndërsa për të martën, më 8 shkurt 2022, i ka ftuar për të monitoruar hapjen e të gjitha aplikacioneve të prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.