Policia e Kosovës ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Shqiptare.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.