/2L ONLINE/ – Autoritetet policore , në raportin e tyre, të 24-orëshit, kanë bërë të ditur se në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan, janë arrestuar pesë të dyshuar, meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje në një diskotekë janë përleshur ndërmjet vete.
Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me urdhër të prokurorit katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri i dyshuar është liruar”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës. /2L ONLINE/
fotoilustruese