Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të dhunës familjare që është regjistruar në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, me këtë rast raportohet edhe për lëndim të lehtë trupor.
“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një ankesë nga ankuesja, e cila ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin dhe djalin e saj, të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, ku i kanë shkaktuar lëndime trupore”, ka thenë Hashani.
Sipas tij, si pasojë e lëndimeve, viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Gjilanit.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, me urdhër të prokurorit, njëri i dyshuar (bashkëshorti) ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (djali) lirohet në procedurë të rregullt.