DYLON

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 36 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.

Fillimisht Rektori Bajram Kosumi ka pritur në zyren e tij përfaqësuesin e familjes së atdhetarit Kadri Zeka, njëherësh Deputet i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Ilir Tahiri djali i dëshmorit Avdullah Tahiri .

Me këtë rast, Rektori Kosumi tha se, ju duhet të jeni krenar me veprën madhore të familjarëve tuaj, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

EkoHigjiena

Kurse, Zenun Pajaziti, familjar i atdhetarit Kadri Zeka, duke falënderuar drejtuesit e UKZ-së për pritjen, tha se edhe pse kanë kaluar 36 vjet nga rënia e Kadriut, kujtimet për të dhe shokët e tij që bashkëvepruan nuk mund t’i mundë tirania e kohës e as t’i kapë ndryshku i harresës.

Më pas Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.