Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan ka bërë të ditur se më datën 04.01.2017 rreth orës 10:50 derisa ishin duke e mbajtur një takim pune në zyre të kompanisë “EcoHigjiena” në mes menagjamentit të firmës dhe përfaqësuesve të aksionarëve nga Kuvendi Komunal, vije deri te një fjalosje në mes palëve ku i dyshuari M. H. 1975 sulmon fizikisht Drejtorin Ekzekutiv të EcoHigjienes S. R. me këtë rast edhe arrin ta rrëzoj në dysheme duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesën e kokës për të cilin lëndim e posedon raportin mjekësor nga Qendra Emergjente. Patrullat menjëherë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti iniciohet si “Lëndim trupor” ndërsa i dyshuari ndalohet për 48-orë.