Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale në Gjilan edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut.
“Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, në vazhdimësi apelojnë vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan
Hashani tha se të gjithë ata që bien në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore. /2LONLINE.com/