Një rast i vdekjes, 7 raste pozitive dhe 103 të shëruar nga Covid-19!

Një rast i vdekjes, 7 raste pozitive dhe 103 të shëruar nga Covid-19!

13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.  /2LONLINE.com/

KOMENTE