Autoritetet policore, në raportin e tyre për ndodhitë në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije se janë regjistruar në statistikat policore dy raste të dhunës në familje, që të dyja në Gjilan.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
· Gjilan, 03.04.2022-03:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.89 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan, 03.04.2022-08:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.