DYLON

Komuna e Vitisë largon edhe një deponi ilegale të mbeturinave, kësaj radhe në Beguncë

Komuna e Vitisë largon edhe një deponi ilegale të mbeturinave, kësaj radhe në Beguncë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, ka vazhduar aksionet e pastrimit dhe largimit të mbeturinave edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune, konkretisht në fshatin Beguncë në vendin e quajtur “Zhari” është për pastrimi dhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave.

Ky aksion mjedisor është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë të tri drejtorive komunale si: Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë të kësaj komune.

EkoHigjiena

Kujtojmë se me një vendim kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e kishte shpallur vitin 2022 si vit të mbrojtjes së mjedisit dhe të pyjeve në këtë komunë.

Përndryshe edhe në fundjavë është zhvilluar një aksion i tillë, ku është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në Pozheran. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.