Policia e Kosovës në stacionin policor në Gjilan ka pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës, se i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, me date 10.05.2017, ja kishte marre me qira një veturë Golf 5, me targa 06 dhe më nuk ja ka kthyer.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari veturën ne fjalë ja ka dhënë një personi nga Vitia, dhe i njëjti këtë veturë e ka shitur ne Mitrovicë.
“Në ndërkohe është paraqitur edhe një tjetër ankues, i cili po ashtu ka raportuar se i njëjti i dyshuar gjithashtu ja kishte marre një veturë me qira po me datë 10.05.2017 Audi A3 ngjyrë e zezë me targa 06 dhe të njëjtën e kishte dëmtuar dhe ja kishte lënë në Viti, ku ketë veturë ankuesi e ka marrë” ka thënë Hashani.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari Sh. B.(1995) ndalet ne qendrën e ndalimit për 48 orë, gjersa i dyshuari i dytë për momentin gjendet në arrati.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe cilësohet si “Mashtrim” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.