Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në nivel vendi, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Kur jemi te Prokuroria Themelore në Gjilan dhe ndalimet e personave me urdhër të prokurorit bëhet e ditur për një rast.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/