DYLON

Presidenti i FFK-së inkurajon zhvillimin e futbollit në takim me Lidhjen Rajonale të Gjilanit

Presidenti i FFK-së inkurajon zhvillimin e futbollit në takim me Lidhjen Rajonale të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Presidenti  i FFK-së, Agim Ademi priti sot në takim përfaqësuesit e Lidhjes Rajonale të Gjilanit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të futbollit në nivel rajonal.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Naser Ajeti e Agim Nura, presidenti Ademi nënvizoi rëndësinë e Lidhjeve Rajonale për klubet, duke përmendur projektet dhe punimet infrastrukturore si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu theksoi rolin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së, komunave dhe klubeve, si dhe vuri në pah nevojën bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në kuadër të masovizimit dhe zhvillimit të futbollit.

I pari i FFK-së shprehu kënaqësinë që tash e dy vjet ua kanë hequr barrën klubeve për lëndimet e futbollistëve, falë partneritetit të suksesshëm të FFK-së me Sigal Uniqa Group. Ai e vlerësoi sigurimin shëndetësor të futbollistëve si një arritje të rëndësishme për komunitetin e futbollit.

Gjithashtu, kreu i FFK-së në këtë takim u përqendrua edhe në rëndësinë e identifikimit dhe promovimit të talenteve të reja, duke theksuar se çdo talent duhet të ketë mundësi të hyjë në ekipet e përfaqësueseve të Lidhjeve Rajonale.

Ky takim vjen pas konsolidimit dhe zgjedhjes së organeve të reja në rajonin e Gjilanit pak ditë më parë dhe nevojës për bashkërendim të prioriteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.