Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës, kanë marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.
“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve”, ka thënë kryetari Hyseni, transmeton Portali 2LONLINE.
Ai ka shtuar sre do të shikojnë alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë. /2LONLINE/