/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë arrestuar dy të dyshuar, pas hetimeve që janë bërë lidhur me një vjedhje që kishte ndodhur në një shitore n ëGjilan me 22 shtator. Pas hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në një sëri vjedhjesh tjera kryesisht n ëGjila ndhe fshatra përreth.
Zëdhënësi Hashani ka rikujtuar rastin kur ankuesja kishte raportuar se me 22 Shtator iu është thyer me forcë dhe vjedhur shitorja e saj.
“Pas një pune mirë të organizuar përmes rrugëve operative, nga njësitet hetuese të stacionin policor në Gjilan, nga hetimet në vazhdimësi, janë lokalizuar dy të dyshuarit Sh.Z. (1993) dhe F.Sh.(1993) që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, të cilët kanë vepruar si grup, ku dyshohet se me 22 Shtator 2016 rrethe orës 03:30 në rrugën “15 Qershori” këtu në Gjilan, kanë hapur me forcë derën në një shitoren ku kanë këputur dryrin dhe kanë deportuar mbrenda,dhe kanë vjedhur një sasi të cigareve në vlerë prej 60 euro si dhe një shumë parash”, ka thënë Hashani.
Si dëshmi materiale është gjet shufra e metalit me të cilën i kanë hapur dyert si dhe i kanë dëmtuar drynin edhe të lokaleve të tjera.
“Gjatë intervistimit në prezencën e mbrojtësve të tyre,te të dyshuarit e lartcekur janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se ata janë të involvuar dhe besohet se kanë kryer së paku 23 Vepra Penale ,”Vjedhje të Rënda” si dhe “,Vjedhje të Rënda në Tentativë”, ky numër i vjedhjeve besohet se janë kryer në qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat për rreth”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rastet e kompletuara do të dërgohen me Kallëzim Penal veç e veç në Prokurorin e Shtetit. Me urdhër te Prokurorit të shtetit të dyshuarit ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Rastet janë duke u hetuar. /2L ONLINE/
fotoilustruese