/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet për Hetimin e Narkotikeve që veprojnë në Gjilan nga Drejtoria Qendrore, në bazë të Urdhëresës së Gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari, , shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në Gjilan, lagjja “Dheu i Bardhë”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 7 doza të ndara të përgatitura me substancës narkotike të llojit Heroinë.
Pas kthimit ne Stacion Policor është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar në peshë 2.9 gram. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore, departamenti i krimeve të rënda-Gjilan dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndalur për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/