/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se sot rreth orës 14:00,Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se te pompa e benzines në fshatin Shillovë është një grabitje në progres dhe se të dyshimtit janë të armatosur, dhe pas rezistencës së qytetareve, ka edhe të shtënat me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtesi dhe në vendin e ngjarjes ka arrestuar njërin nga të dyshimtit, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit Serb kurse I dyshimti tjeter,I njohur për Policinë ka arritë të ikë me një motoçiklete. Ne vendin e ngjarjes është gjet një armë.
“Policia e Kosovës në kërkim për të dyshimtin e dytë në afersi të fshatit Shillovë kanë gjetë edhe motocikletën me te cilen besohet se ka ikë njëri nga të dyshimtit. Në këtë ngjarje të grabitjes ka pasë edhe persona tjere të lenduar nga ana e banorëve .Tre persona të gjithë Serb Shtetas të Kosovës janë lënduar apo plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Të gjithë të lënduarit janë sjelle në spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësore. Njësitet relevante të Policisë së Kosoves janë duke u marr me rastin. /2L ONLINE/
fotoilustruese