Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësitë policore të trafikut në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e shtatëdhjetë e një (171) km/h, dhe tjetri duke drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike për tre (3) muaj.
Vozitësit të parë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndërsa vozitësit të dytë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe i është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajsh.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/