Policia e Kosovës pranë Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë se i dyshuari brenda banesës së tij në Gjilan dyshohet se mbante një femër me forcë.
Hetuesit Policorë kanë arritur që të hyjnë brenda në banesë ku kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa brenda banesës është takuar edhe e mitura (2000) e cila ka deklaruar se ishte duke u mbajtur aty e detyruar dhe pa vullnetin e saj.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pasi janë shoqëruar në stacion policorë, viktima, e mitur, është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS ndërsa i dyshuari në prezencën e trupit mbrojtës.
“Të miturës i është ofruar ndihma mjekësore pasi që ankohej se ka pësuar lëndime nga dhuna fizike të cilën e ka ushtruar i dyshuari ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.