Në Komunën e Gjilanit janë shuar të gjitha zjarret falë intervenimit të zjarrfikësvefotoilustrim

Në Komunën e Gjilanit janë shuar të gjitha zjarret falë intervenimit të zjarrfikësve

“Shërbimi i zjarrfikësve në Gjilan gjatë ditës së sotme kishte një numër të madh të intervenimeve, si pasoj e inicimit të zjarreve massive në lokacione të ndryshme, por, fatmirësisht të gjitha këto zjarret janë lokalizuar dhe gjendja tani është e qetë dhe pa asnjë zjarr”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, i cili ka falënderuar zjarrfikësit e Gjilanit, zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Policinë e Kosovës për mbështetje, duke apeluar tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkaktar të inicimit të zjarreve, sepse, sipas tij ato gjatë zhvillimit shkaktojnë një rrezik të përgjithshëm.

“Vlenë të theksohet gjendja në fshatin Cërnicë, ku kishim rrezikim edhe të pronave private – shtëpive, por edhe zjarri që ka përfshir territorin e fshatit Livoç. Ato kanë marrë hov të shpejt dhe janë zgjëruar në hapësirë edhe falë erërave të forta. Që nga mesdita rreth orës 12:00 e deri rreth orës 19:00 të mbrëmjes zjarrëfikësit kanë qenë në terren. Gjatë ditës së sotme përpos në Cërnicë dhe në Livoç, kemi intervenuar edhe në Llashticë, Velekincë, pastaj në fshatin Caparë, por fatmirësisht që të gjitha janë shuar”, ka thënë drejtori Kadriu.

KOMENTE