Autoritetet policore kanë bërë me dije për një të arrestuar pasi që dyshohet se, në periudha të ndryshme kohore, të njëjtën banesë ua kishte shitur dy personave të ndryshëm.
Raporti i policisë:
MASHTRIM
Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në periudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje.