Zyrtarë policorë kanë bërë me dije se nga stafi i shkollës së mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, në Gjilan, është bërë me dije se persona të panjohur, në një klasë, dyshohet se kanë hedhur një substancë, e cila mund të jetë ndonjë gaz, sprej apo diçka e ngjashme.
“Me këtë raste dy nxënës të kësaj shkolle kanë kërkuar tretman mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile” ka thënë nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti, i iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe dërgohet në njësinë përkatëse të hetimeve për hetime të mëtutjeshme.