DYLON

I bastiset shtëpia, i gjejnë dhe i konfiskojnë marihuanë, një AK-47, karikatorë me fishekë…

I bastiset shtëpia, i gjejnë dhe i konfiskojnë marihuanë, një AK-47, karikatorë me fishekë…
Avatar photo Redaksia

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit te Narkotikeve në Gjilan, pas pranimit të disa informatave nga terreni, ka arritur deri të informata se i dyshuari H. T. është në mbajtje të një sasie të substancës narkotike të llojit marihuanë.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Gjilan, ku është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 117.4 gram, një pushkë automatike AK-47, dy karikatorë, 47 fishekë 7.62mm dhe një peshore elektronike.

Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se për momentin i dyshuari është në arrati.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.