/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, në bashkëpunim me inspektorët në kuadër të ATK-së kanë kontrolluar disa subjekte afariste, si bastore sportive për të cilat dyshohet se ishin duke zhvilluar veprimtarinë e tyre kundërligjshëm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollit është konstatuar se këto bastore kanë qenë të kompanisë “TOTO SPORT” , ku gjatë kontrollimit të tyre është vërtetuar se janë të pacilësuara si pika dhe për këtë nga inspektoret në njërën nga këto dy pika është shqiptuar një gjobë mandatore prej 2000 €, të tri pikat e këtyre lokaleve janë mbyllur duke iu vendosur shiritin për mbyllje deri ne momentin e rregullimit te dokumentacionit.
“Me pas është kontrolluar edhe një lokal tjetër i lojërave të fatit bastore sportive ,,Kosova bast’’ e cila shite në të njëjtin objekt me të tjerat që përmenden dhe aty janë gjetur dy shtëpiza kompjuterike të lojërave, Keno’’ dhe “Dog Bet’’ lojëra këto që janë të ndaluara me ligj. Pronarit të këtij lokali nga ana e inspektoreve të ATK-se iu është shqiptuar gjoba prej 3000€ dhe lokali iu është mbyllur”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas itj, të gjitha pajisjet me të cilat janë zhvilluar këto lojëra janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale .Lidhur me këtë operacion është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti nën hetime. /2L ONLINE/
FOTOILUSTRUESE