Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Hysen Tërpeza”, në Gjilan, me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se me këtë rast është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator, pa fishek.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.