DYLON

MSh dhe SDC vlerësojnë pozitivisht ecurinë e Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor

Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Projektit të Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SDC): “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (Accessible Quality Healthcare), në të cilin u raportua për implementimin e fazës së projektit që përfshin periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se zhvillimi i këtij projekti ka rëndësi për sistemin shëndetësor në Kosovë, në veçanti për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe qytetarët.

“Bazuar në ecurinë e deritanishme të projektit, vlerësojmë se jemi në rrugën e duhur për fuqizimin e shërbimeve përmes komponentëve të projektit për të arritur objektivat tona dhe sigurimin e qasjes për një mbulueshmëri univerzale me shërbime…”, tha Ministri Rrahmani.

EkoHigjiena

Bashkë-drejtuesi i këtij projekti, z. Bernhard Scoland nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, tha se qëllimi i takimit të tretë të Komitetit Drejtues të Projektit është që të jepen informacione rreth ecurisë së deritanishme të këtij projekti dhe aktiviteteve të zhvilluara deri në këtë fazë.

Menaxherja e projektit , znj. Debra Stevenson, tha se në fazën e parë, projekti ka qenë i fokusuar në tre rezultate: Në mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor që të ofrojnë shërbime kualitative shëndetësore për komunitetin, përfshirë edhe grupet vulnerabile; rezultati i dytë – mbështetja e menaxherëve të institucioneve shëndetësore nëpër komunat e përzgjedhura për përmirësimin e performancës për shërbime që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe, rezultati i tretë-angazhimi i vet komunitetit për realizimin e të drejtave për shërbime shëndetësore cilësore dhe qasje në mbrojtjen shëndetësore.

Gjatë elaborimit të aktiviteteve të zhvilluara, Stevenson tha se drejtuesit e projektit janë të kënaqur me angazhimin e akterëve të përfshirë në të gjitha nivelet; është zhvilluar qasje bashkëpjesëmarrëse në projekt; të gjitha trajnimet e ofruara kanë qenë të akredituara nga Bordi për Edukim të Vazhduar Profesional si dhe nga aktivitetet e zhvilluara ka filluar të krijohet edhe një bazë e të dhënave të besueshme.

Në këtë takim, u diskutua edhe për sfidat dhe hapat e periudhës së ardhshme të zhvillimit të Projektit që do të zgjas deri më 2019, e që lidhen me trajnime të mëtejme, ngritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes sigurimit të kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe kualitativ; përkrahje për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike;ngritjen e kapaciteteve për kualitet të shërbimeve dhe mbikëqyrje të tyre; hulumtime në fushën e shëndetësisë, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.