Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 08.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar A.R. (1989).
Ai ishte kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/