Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se pas një hetimi të filluar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ)-në Gjilan, më 28. 08.2017, është iniciuar rasti “trafikim me njerëz”.
“Pas identifikimit të viktimës, është implementuar një plan operativ, me ç ‘rast janë arrestuar dy persona XH.SH dhe Sh.C. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz””, ka thënë nënkolonel Azizi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit pran Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe se me aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarve, ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Ndërsa viktima pas intervistimit, në prezencë të Mbrojtësit të viktimave është dërguar në strehimore.