/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, nga shtabi qendror që veprojnë në rajonin e Gjilanit, gjatë një punës operative-hetimore, kanë arritur të arrestojmë tё dyshuarin, për dyshimin e veprës Penale ,,Marrje e Ryshfetit’’ dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se i dyshuari besohet se kishte arritur që të siguroj një klient nga Prishtina, për të marrë kredi, dhe tërë procedurën e përgatitjes deri te akordimi i kredisë në vlerë prej 3000 €, kishte arritur që ta përfundojë brenda një dite.
“Ai dyshohet se i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka marre të holla ( kesh) në vlerë prej 500€ nga kredi marrësi. Gjithashtu gjatë përgatitjes së dosjes së kredisë, i dyshuari në bashkëpunim me kredi marrësin, kanë siguruar dokumentacion ( Letërnjoftimin dhe librezën e qarkullimit të veturës) dhe e kishte futur si garantues pa dijeninë e tij, një person të tretë, pronar të një veture”, ka thënë Hashani.
Më urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e paraburgimit. Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
fotoilustruese