Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan ka pranuar një informacion se në Lagjen “Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani ka bërë me dije se në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Gjilanit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE/