Pas një pune mirë të organizuar operative nga ana e Policisë së Kosovës njësitet hetuese kanë arritur të arrestojnë personin A. M. (1975), si i dyshuar kryesor në rastin “Vrasje në tentativë”, që ka ndodhur të enjten në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës“ në Lokalin ”Adriatika”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari kishte arritur që t’i shmangej arrestimit, dhe ndodhej në arrati.
Lexo: Tre të plagosur me armë zjarri, policia në kërkim të të dyshuarit që është në arrati
“I njëjti dyshohet të jetë i dyshuari kryesor i rastit, ku pas një zënke në mes tij dhe tre personave tjerë po ashtu të dyshuar, kishin mbetur të plagosur tre persona si pasoj e gjuajtjes me armë të zjarrit”, ka thënë zëdhënësi Hashani
I dyshuari është intervistuar ne prezencë të mbrojtësit të tij
Sipas tij, pas përfundimit të intervistës i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë .
Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë proces.