Tre të plagosur me armë zjarri, policia në kërkim të të dyshuarit që është në arrati

Tre të plagosur me armë zjarri, policia në kërkim të të dyshuarit që është në arrati

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më datën 29 mars 2018, rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”, e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan – Kamenicë, te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri, pistoletë, dhe të ketë shtënë duke i plagosur tre persona, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal.

“Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës hetimet rajonale, është konfiskuara një armë, Pistoletë Valter , që dyshohet se është përdorur në rast. Njësitet përkatëse relevante janë duke u marrë me rastin. I dyshuari kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar, dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në repartet e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

“Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti të rëndë i cilësuar “Vrasje në tentativë””, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

KOMENTE