/2L ONLINE/ – Në vazhdën e hetimeve të filuar ditë më parë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Gjilan, në Policin[ e Kosovës është paraqitur i dyshuari, zyrtar i po kësaj qendre, që dyshohen të jenë i inkriminuar në veprën penale në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe se prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar në afat prej 48 orësh.
Hetimet janë në proces të vazhdueshëm. /2L ONLINE/
Shih edhe shkrimet:
Gjilan: Arrestohen edhe dy zyrtarë të tjerë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve
Gjilan: Arrestohen dy zyrtarë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve (e plotësuar)