/2L ONLINE/ – (e plotësuar) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në Gjilan në bazë të një informacioni të deponuar përmes rrugëve Operative (në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit) të autorizuar po nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me “Informatë për Korrupsion, dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare’’ që janë duke ndodhur në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Gjilan.
“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operative dhe masave të fshehta teknike përafërsisht një mujore, është arritur të sigurohen prova të qëndrueshme materiale që vënë dyshimin e bazuar se dy zyrtarë të kësaj qendre janë të inkriminuar në veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikt interesit dhe falsifikimit të dokumenteve”. Janë arrestuar dy zyrtarët e QRA-së në Gjilan, të dyshuarit, për të gjitha veprimet inkriminuese që u vihen në barrë janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas itj, me vendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti në bazë të dëshmive materiale vazhdon të hetohet.
***
/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, zyrtarë të Qendrës së Regjistrim të Automjeteve (QRA), në Gjilan, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”. Sipas raportit të policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/