/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast të karakterizuar si “dhunë familjare” dhe “sulm”. Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar lidhur me një ankesë për një rast dhunë familjare.
“Ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës me banim në Gjilan ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje fillimisht me bashkëshortin e saj përkatësisht të dyshuarin F. Sh., ku pastaj i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses. Ankuesja ka pasur lëndime të dukshme trupore (mavijosje në krah)”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtës për 48 orë.
Rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese