Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një aksident trafiku me lëndime, të shkaktuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjilan.
Zëshënësi Hashani tha se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura Opel me targa 06, drejtuar nga vozitësja shqiptare, shtetase e Kosovës, nga pakujdesia ka goditur veturën BMW po me targa 06.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjere, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.
Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë.