Galatasaray ka kontaktuar futbollistin e Kosovës dhe Luzernit, Idriz Voca për ta sjellë në Turqi.
Mediat turke shkruajnë se klubi më i suksesshëm në Turqi po e ndjek prej kohësh 22-vjeçarin dhe se ka në plan te transferojne kosovarin, qe luan per FC Luzernin e Zvicres.
Duke parë kontrata e tij skadon në qershor të 2021, Galatasary nuk dëshiron të humbasë kohë dhe synon të freskojë skuadrën me emra të rinj.
Voca luan prej tre sezonesh me ekipin e parë të Luzernit si dhe numëron 10 paraqitje me fanellën e Kosovës.