Për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, gjermani i famshëm i tatuazheve, Pohlmächer ka bërë një gjest unik për shqipëtarët.
Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti).
Në trupin e tij në mesin e tautazheve që ka, simbolet shqiptare tashmë zënë vend me tri sosh: Në krah, në faqe dhe në ballë.
Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Ëürttemberg kishte bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi. Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë
37 –vjeçari ka deklaruar se miqësia me shqiptarët do të jetë e përjetshme, veçanërisht pas vizitës së realizuar në Kosovë tek familja Hoti, ku është shprehur i fascinuar me traditën dhe mikpritjen e popullit tonë.