Në prag të përfundimit të mandatit në pozitën e Drejtorit të NALT-it, Komandanti I FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim, Gjeneral brigade Jörg Rüter dhe pasuesin e tij Gjeneral brigade Joachim Hoppe.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari theksoi se roli i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) është shumë i rëndësishëm në proceset zhvillimore të FSK-së, dhe njëkohësisht e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Gjeneralin Rüter për bashkëpunimin intenziv dhe kontributin e dhënë të NALT-it gjatë lidershipit të tij.
Në vazhdim, Gjeneral Jashari i dëshiroi mirëseardhje, Drejtorit të ri, Gjeneral Hoppe, duke i shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit intenziv në ndërtimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të FSK-së, në transparencë të plotë, si dhe me respektin e mirëbesimin reciprok. /2LONLINE/