DYLON

Arrestohen katër të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’

Arrestohen katër të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake pas ka zhvilluar një hetimi intensiv. më 05.04.2022, kanë arrestuar kontrollimin e dy banesave në Prishtinë ku kanë arrestuar katër persona të dyshuar tre femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë. Të dyshuarit : K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’.

Policia si provë materiale ka konfiskuar: pajisje elektronike: katër (4) telefona mobil, një(1) Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

EkoHigjiena

Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.